ZYRTARE/ La “blutë” për Partizanin, kryeqytetasit marrin vendimin për “xholin” e djathtë

Klubi i Partizanit ka njoftuar para disa minutash rinovimin me mbrojtësin e djathtë Marjus Kola. Bashkëpunimi mes palëve do të vijoi deri në verën e vitit 2027-të. Te “Demat e Kuq”, Kola konsiderohet lojtar premtues.

Gjatë këtij sezoni, 24-vjeçari ka zhvilluar 7 paraqitje në Superiore, ndërsa në sfidat e fundit po fiton pozitë të rëndësishme, madje edhe si titullar.

Edhe pse ka profil natyral si mbrojtës i djathtë, Marjus Kola mbulon të gjithë linjën e djathtë, pra edhe si mesfushor apo sulmues krahu.

Kjo larmishmëri në repertorin e tiranasit, krijon edhe idenë e “xholit” për ekipin, duke i dhënë më shumë opsione trajnerit Kërnaja. Kola erdhi te Partizani nga “blutë” e Erzenit në verën e vitit 2025-të.

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us