ZYRTARE/ Laçi prezanton trajnerin e ri, rikthen në shtëpi një ish

Laçi ka prezantuar ditën e sotme një tjetër afrim në ekip. Kastriot Rama është lëvizja e radhës e kurbinasve, të cilët plotësojnë kështu stafin e ekipit.

Rama do të mbajë rolin e trajnerit të portierëve në këtë sezon që Laçi luan në Kategorinë e Parë. Për të në fakt është një rikthim në Laç, pasi edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e kurbinasve.

Drejtuesit kështu i besojnë një nga repartet më delikate, siç është përgatitja e portierëve.

“MIRESEVJEN KASTRIOT RAMA! ????

KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me Kastriot Ramën që do të mbajë rolin e Trajnerit të Portierëve ne ekipin tonë.

I urojmë shumë suksese në këtë rikthim të tijin në shtëpinë bardhezi!”, shkruhet në postimin e klubit bardhezi.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us