ZYRTARE/ Njoftoi largimin nga Tirana, ish-i bardheblu firmos me pretendentët e Superiores

Hajrulla Tola është futbollisti më i ri i Laçit. Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën në Superiore, mesfushori 21-vjeçar ka vendosur që të nisë një të re në Kategorinë e Parë.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 21-vjeçar, Hajrulla Tola. Së fundmi, lojtari ka qenë pjesë e KF Tiranës, ndërsa tashmë është gati të nisë aventurën e re me ekipin e Laçit”, shkruan klubi kurbinas.

Kujtojmë se Tola luan si mesfushor, duke mbuluar repartin difensiv, por edhe rolin e fantazistin e bën mirë. Përveç Tiranës, ai ka luajtur në gjysmën e sezonit të shkuar me Korabin në Kategorinë e Parë.

Kujtojmë se Laçi mban momentalisht vendin e dytë në renditje me 33 pikë. Kurbinasit mbeten një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Superiore.

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us