ZYRTARE/ Sulmuesi i Shqipërisë hedh “hapin e madh” në karrierë, firmos me klubin e Zlatan Ibrahimovic

Leart Krasniqi është futbollisti më i ri i Hammarby IF. Sulmuesi 18-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me IF Brommapojkarna U19 për të nisur një të re me klubin tjetër suedez që militon në elitë.

Kujtojmë se Krasniqi deri më tani mban veshur fanellën e Kombëtares shqiptare. Në moshën 18-vjeçari, ai ka luajtur 7 ndeshje me ekipin U19, duke gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës.

Ndërkohë që klubi i tij i ri, Hammarby IF është edhe në pronësi të Zlatan Ibrahimovic. Legjenda suedeze e futbollit, zotëron 23.5% të aksioneve të klubit në fjalë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us