ZYRTARE/ Tirana ndryshon nga “rrënjët”, klubi bardheblu kërkon të shkelmojë krizën me 9 largime

Skuadra e Tiranës para pak minutash ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me 9 futbollistë, madje duke përfshirë edhe lojtarë me emra si Dembele, Valerianos, Elition Juniore, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia e deri te Victor Fernandez.

Klubi bardheblu e ka shpërndar njoftimin përmes “story” në rrjetet sociale, madje pa postim fare, teksa tregon edhe arsyen e këtij vendimi drastik: “Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme.

Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”. Kryeqytetasit grumbullojnë 10 pikë pas 18 javësh në Superiore, vendi i fundit në tabelë.

 

ZYRTARE/ Tirana ndryshon nga “rrënjët”, klubi bardheblu

“Story” i Tiranës
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us