ZYRTARE/ Tirana s’e ndal hapin, bardheblutë “i vënë kapakun” mbrojtjes me afrimin nga Kroacia

Tirana vazhdon të jetë aktive në këtë merkato, duke ia plotësuar kërkesat trajnerit Dean Klafuric. Së fundmi, në gjirin e bardhebluve i është bashkuar qendërmbrojtësi Patrick Stanic.

25-vjeçari i prezantuar në rrjetet sociale, ka një eksperiencë tejet të pasur në “portofolin” e tij, pasi më herët ka qenë pjesë e klubeve kroate si NK Zrinski Osjecko 1664, NK Osijek II dhe HNK Cibalia. Së fundmi, shtatlarti i mbrojtjes ishte te NK Siroki Brijeg.

Kështu, drejtuesit e klubit i vënë “kapakun” repartin difensiv, duke përfituar shërbimet e një futbollisti që garanton siguri. Në të njëjtën ditë, kujtojmë, tek Tirana u prezantuan edhe tre futbollistë që vijnë nga akademia dhe që sezonin 2026/27 do të inkuadrohen në ekipin e parë.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us