Nga Partizani vazhdon të ketë largime të rëndësishme. I radhës është Orest Rifa, i cili od të vazhdojë karrierën në Kroaci.
Partizani ka arritur marrëveshjen me Hajduk Split në Kroaci për huazimin e futbollistit, m eklubin kroat që ka të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit në fund të sezonit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas në rrjetet sociale.
“Orest Rifa huaazohet te hajduku i Split
FK Partizani me kënaqësi njofton transferimin në formulën e huazimit të Oresti Rifa te Hajduk i Splitit. Marrëveshja mes dy klubeve për kalimin e sulmuesit 18 vjeçar me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit nga kroatët e Hajduk Split është konkretizuar së fundmi. Rifa një produkt i Akademisë Partizani, prej dy sezonesh ishte pjesë e skuadrës së parë dhe tashmë do të provojë aventurën e re në futbollin kroat”, ka shkruar klubi i kuq.





