20 mln euro në lojë/ Pse Naim Murseli e vrau Liridonën

Shkaku i vrasjes së Liridonës që tronditi Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar, kanë qenë 20 milionë euro. Indeksonline shkruan se Naim Murseli i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor, sipas të njëjtit burim, garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Përfituesi i vetëm i kësaj tragjedie ishte Naim Murseli, i cili gjithashtu ka qenë në dijeni për vlerën e majme që mund të merrte.

Për rrjedhojë, organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij, duke inskenuar një grabitje. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Njerëz të ‘pajtuar’ nga Naim Murseli i zunë pritë mjetit në të cilin udhëtonte 33-vjeçari, Liridona dhe dy djemtë e çiftit. Në dëshminë e parë të dhënë në polici, Murseli rrëfeu se kishte marrë fëmijët e ishte larguar ngamakina, duke lënë pas të shoqen, të cilën e kishin vrarë grabitësit. Por, kamerat e sigurisë dhe bisedat  telefonike zbuluan se nuk bëhet fjalë për një grabitje.

Në pranga u vu Granit Plava, i cili rrëfeu se e kishte ekzekutuar Liridonën pasi e kishte ‘pajtuar’ Naim Murseli dhe i kishte premtuar 30 mijë euro. Kushtrim Kallaku, nipi i Naimit është arrestuar gjithashtu me akuzën bashkëpunim në krim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us