Mario Mitaj është objektiv i disa klubeve ‘big’ në Evropë. “Fichajes.net” në Spanjë bën me dije se pas mbrojtësit të Kombëtares janë emra si Atletico Madrid apo Sunderland.
Spanjollët e Atleticos po kërkojnë me ngulm një mbrojtës të majtë për trajnerin Diego Simeone, por objektivi i parë, futbollisti i Villarreal, Carlos Romero, kushton 45 milionë euro dhe ‘Los Colchoneros’ kanë hequr dorë prej tij.
Por nuk është vetëm Atletico, pasi në Premier League edhe Sunderlandi i Granit Xhakës ka hedhur sytë nga Mitaj. Me këtë konkurrencë Al Ittihad nuk ulet poshtë 10 milionë eurove për Mitajn, të cilin e afruan një vit më parë për 4 milionë euro nga Lokomotiva e Moskës.
Mitaj ka kontratë deri në verën e 2028 në Arabinë Saudite, por fakt është se forma e tij mund ta largojë nga ‘shkretëtira’ dhe ta rikthejë në Evropë me një klub dhe kampionat të madh





