5 orë në SPAK, Erion Veliaj: Do flas në Këshillin Bashkiak

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pas 5 orësh. Veliaj dëshmoi në lidhje me hetimin e regjistuar nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. Pasi doli kryebashkiaku nuk pranoi të fliste për mediat, duke njoftuar se detajet do i japë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, e cila do të zhvillohet mbasditen e ditës së sotme.

Jashtë SPAK, kryebashkiaku u prit nga disa qytetarë me pankarta në duar me fjalët ‘hajdut i korruptuar’, ‘mashtrusi 99-sh’, ‘të zunë hakat e teatrit e kombinatit’.

5 orë në SPAK, Erion Veliaj: Do flas në Këshillin Bashkiak

PROTESTUESIT
5 orë në SPAK, Erion Veliaj: Do flas në Këshillin Bashkiak

PROTESTUESIT
5 orë në SPAK, Erion Veliaj: Do flas në Këshillin Bashkiak

PROTESTUESIT

Ndaj Veliajt ka nisur hetimi i pasurisë, dhe SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllait Arbër Veliaj dhe nënës Shqiponja Veliaj. Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill të këtij viti. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.

Kujtojmë se bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës (23 dhjetor 2024) u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Një ditë më pas Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin e BKH ndaj tyre.

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh. Sipas Prokurorisë së Posaçme, po kryen hetime për një çështje, por nuk japin detaje të tjera. Vetë Veliaj u shpreh i hapur për hetimet që po kryheshin nga SPAK.

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

Pas kontrollit, reagoi kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi se gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro. Në përgjigjen e tij për akuzat e ngritura, Veliaj iu drejtua Berishës, duke e quajtur atë “një hienë të xhindosur”, por po ashtu paralajëmroi ankimimin që u bë sot në Gjykatë nga familjarët e tij./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us