51 gola në 18 ndeshje! “Show” në Europa League, “big”-ët si Roma, Lyon e Aston Villa sigurojnë 8-shen e parë (REZULTATET DHE RENDITJA)

Kanë përfunduar 18 ndeshjet e mbrëmjes së sotme të vlefshme për raundin e 8-të të UEFA Europa League. Në këto duele pati surpriza, u vendosën 8 të kualifikuarit e parë dhe ekipet e “play-off”, teksa u shënua një total prej 51 golash.

Ajo që ra në sy ishte barazimi 1-1 i Romës në transfertë përballë Panathinaikos. Ndërkohë që Aston Villa fitoi në shtëpi me shifrat 3-2 në një ndeshje mjaft të bukur përballë Salzburg. Ndërkohë që Lyon triumfoi 4-2 kundër ekipit grek të PAOK.

Në disa duele të tjera interesante, Porto fitoi 3-1 me Rangers, ndërsa Fenerbahce u ndal në barazim 1-1 përballë Steaua Bukuresht. Në krahun tjetër, Midtjullan ia doli të fitonte pastër 2-0 përballë Dinamos së Zagrebit.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Vlen të përmendet që 8 ekipet që shkojnë menjëherë në 1/16-at janë Lyon, Aston Vill,a Midtjylland, Real Betis, Porto, Braga, Freiburg dhe Roma. Ndërkohë që nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t, shkojnë në “play-off”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us