Seria A do të luajë ditën e sotme 4 ndeshje delikate. 8 ekipe do të sfidohen mes tyre për llogaritë e javës së 18-të të kampionatit.
Lazio – Napoli do të përplasin “brirët” mes tyre në orën 12:30, për të vazhduar më pas me përballjen Fiorentina – Cremonese në orën 15:00.
Nga ana tjetër në orën 18:00 do të duelojnë Verona – Torino e Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit, teksa në orën 20:45 të gjithë tifozët do të jenë sy e veshë nga Inter – Bologna.





