Rinisja e seancës së parë të Legjislacionit të ri u shoqërua me batuta. Seancën e kryesonte Vasil Llajo si më i vjetri ndër deputetët.
Gjatë leximit të emrave të deputetëve për betim, Llajo bëri një lapsus. Teksa po lexonte emrin e Tërmet Peçit, i cili tha “betohem”, Llajo vijoi përsëri me emrin e radhës i cili ishte demokrati Tomor Alizot, të cilin Llajo e lexoi Tërmet Alizoti.
Kaq mjaftoi që serioziteti i seancës të përmbysej nga të qeshurat e deputetëve, me demokratët që ishin më të zëshmit.
Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet.
Batutat mes Llajos dhe Alizotit:
Vasil Llajo: Tërmet Alizoti..
Tomor Alizoti: Tomor.. pa termet…
(Deputetët qeshin në sallë)
Vasil Llajo: Po e përsërisim… Tomor Alizoti
Tomor Alizoti: Betohem…





