“Tërmet Alizoti”- Lapsusi i Vasil Llajos shkrin së qeshuri deputetë gjatë betimit! Deputeti i PD: Pa Termet…

Rinisja e seancës së parë të Legjislacionit të ri u shoqërua me batuta. Seancën e kryesonte Vasil Llajo si më i vjetri ndër deputetët.

Gjatë leximit të emrave të deputetëve për betim, Llajo bëri një lapsus. Teksa po lexonte emrin e Tërmet Peçit, i cili tha “betohem”, Llajo vijoi përsëri me emrin e radhës i cili ishte demokrati Tomor Alizot, të cilin Llajo e lexoi Tërmet Alizoti.

Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet.

Batutat mes Llajos dhe Alizotit:

Vasil Llajo: Tërmet Alizoti..
Tomor Alizoti: Tomor.. pa termet…

(Deputetët qeshin në sallë)
Vasil Llajo: Po e përsërisim… Tomor Alizoti
Tomor Alizoti: Betohem…

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us