Bejko: PD, parti e bunkerizuar. E ka humbur identitetin, berishistët po e dëmtojnë

Analisti Roland Bejko thotë se PD është një parti e bunkerizuar. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se PD e ka humbur identitetin dhe berishistët po e dëmtojnë atë.

“Në PD nuk është gjë e re kjo që do themi, është e bunkerizuar, i shërben një individi. Kjo parti sot ka humbur identitetin. Grupimet në parti mbështeten mbi interesa. Kemi vetëm njerëz, kryesisht që i bashkojnë interesat.

Ajo parti, politikisht ka mbaruar. Nuk prodhon dot politikë, nuk ka ide. Nuk është alternativë, nuk mbledh dot njerëz. Berisha po thur plane sesi t’i ndajë këta.”, theksoi ai.

Lajme të tjera |  Jennifer Lopez, koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar për momentin, kërkoi 2 milionë euro garanci nëse do kishte protesta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us