Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, ka kritikuar mënyrën se si Kombëtarja e Shqipërisë ka menaxhuar ngarkesën fizike të Mirlind Dakut gjatë grumbullimit të nëntorit, ku sulmuesi nuk u aktivizua asnjë minutë.
“Fola me Dakun për të hequr presionin nga ai. E telefonova dje. Pasi u kthye nga ekipi kombëtar, e telefonova. I thashë se nuk më pëlqente mënyra se si po punonin në ekipin kombëtar. Ne marrim informacion për ngarkesën e punës te Shqipëria dhe Kosova dhe pamë se si punonte Daku pa luajtur. Ishte e qartë se nuk ishte i tonifikuar.
Sot bëri punë shumë të mirë dhe bëri atë që di ta bëjë më së miri. Është e qartë që ai sjell kualitet. Është i matur. E kemi ngritur dhe tani të themi se nuk mundemi pa të? Ne vetëm duhet të gjejmë lojtarë dhe të shtojmë të tjerë. Të gjithë e njohin atë, e studiojnë. Madje edhe kur ishte një sulm sot, trajneri i ekipit kundërshtar u ka bërtitur lojtarëve që mos ta lënë Dakun vetëm me një lojtar. Ai është aset”.





