VIDEO/ Mes tensioneve dhe polemikave, Teuta zbret me “këmbë në tokë” Vllazninë në “Loro Boriçi”

Skuadra e Teutës befasoi Vllazninë në “Loro Boriçi”, duke fituar me golin e sulmuesit Mario Beshiraj në minutën e 85 (0 – 1). Dominimi i ekipit durrsakë u pa që në minutat e para, por që nuk prodhoi gol.

Arbitri Daniel Vrapi i mohoi një gol të rregullt Teutës, por ai vendosi për faull në sulm, ndonëse nuk pati kontakt për diçka të tillë. Pjesa e dytë nisi më “këmbën e gabuar” nga shkodranët, dëmtimi i sulmuesit Bismark.

Ekipi i Enkeleid Dobi vazhdojë manovrat ofensive dhe u shpërbyle vetëm në minutën e 85 me Beshiraj, gol vendimtar për marrjen e 3 pikëve. Kjo disfatë është e para për Vllazninë në “Loro Boriçi” gjatë këtij sezoni, çka ka shkaktuar humbjen e kreun.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

VLLAZNIA – TEUTA 0 – 1 (Beshiraj 85′)

90′ – Sulmuesi Fadairo lë me 10 lojtarë Teutën, merr karton të kuq.

85′ – Mario Beshiraj zbllokon shifrat dhe “trondit” Vllazninë

  

62′ – Murataj tenton nga distanca, pa probleme për portierin e Teutës Selmani.

49′ – “Tronditet” Vllaznia, sulmuesi Vismarku largohet nga fusha i dëmtuar.

46′ – Nis fraksioni i dytë.

45+3′ – Mbyllet pjesa e parë 2 goditje në kuadrat dhe i përkasin Teutës.

45+3′ – Ekipi shkodranë shpëton mrekullisht, portieri Pohls në versionin “Neuer”.

35′ – Anësori Emiljano Vila nuk përmbahet karshi arbitrit Vrapi, ky i fundit i tregon të verdhën.

22′ – Fadairo e “tepron” me “sparkatën” ndaj mbrojtjes në zonën e Vllaznisë, ndëshkohet me karton të verdhë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

7′ – Teuta gjen golin, por ndërhyrja e Arifit ndaj portierit Pohls vlerësohet e gabuar nga arbitri Daniel Vrapi.

1’ – Ka startuar ndeshja Vllaznia – Teuta në “Loro Boriçi”

FORMACIONET

VLLAZNIA: Pohls, Gjini, Gurishta, Bajrami, Bismark, Mala, Qato, Yago, Kastrati, Balaj, Kallaku

Trajner: Edi Martini.

 

TEUTA: Selmani, Zhongo, Maçolli, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Fadairo, Arifi, Toli, Vila, Wotlai

Trajner: Enkeleid Dobi.

 

SUPERIORE: Java e 13-të

Stadiumi: “Loro Boriçi”

Arbitër: Daniel Vrapi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us