Pësoi dëmtim të “frikshëm” te Dinamo Zagreb, BEFASON Arbër Hoxha

Sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha mori dëmtim të tmerrshëm në minutën e 86 të ndeshjes Gorica – Dinamo Zagreb (0 – 2), teksa lojtari rival i ndërhyri ashpër nga mbrapa.

Anësori 27-vjeçar u largua nga fusha me barelë. Edhe pse ende nuk ka një diagnozë të qartë nga klubi kroat, Hoxha ka befasuar.

Ai nuk ka bërë asnjë reagim mbi shkallën e dëmtimit apo sa kohë do jetë jashtë fushave, por ka postuar në “story”-in e “Instagram” fitoren e kryeqytetasve.

Duhet thënë se shqiptari po përjetonte formën më të mirë në karrierë, e demostruar me çmimin prestigjioz “Lojtari i Muajt” në shtator dhe tetor.

Pësoi dëmtim të “frikshëm” te Dinamo Zagreb,

“Story” i Arbër Hoxhës në “Instagram”
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us