Burnley në moment kritik, trajneri Scott Parker i “falet” Armando Brojës (FORMACIONET E MUNDSHME)

Trajneri i Burnley Scott Parker ndodhet në momentin më të vështirë që kur e ka marrë drejtimin e skuadrës. Ata kanë 6 humbje radhazi në Premier League dhe një tjetër disfatë nesër kundër Fulham në shtëpi mund të rezultojë “fatale” për fatet e Parker.

Mediumi anglez “Burnley Express” ka hedhur më shumë “dritë” rreth formacionit që do jetë titullar karshi Fulahm, aty ku në majë të sulmit gjendet emri i Armando Brojës.

Në bazë të kësaj “tabloje”, trajneri Scott Parker i ka “varur” shpresat te lojtari i Kombëtares, pavarësisht “hendekut” të krijuar mes palëve në këtë sezon dhe jo më te Flemming.

Duket se paraqitja e mirë nga 24-vjeçari shqiptar kundër Newcastle gjatë javës së kaluar ka dhënë efekt. Pas 15 sfidash në Premier League, Burnley pozicionohet i parafundit në tabelë me 10 pikë.

Burnley në moment kritik, trajneri Scott Parker i “falet”

Raportimi i “Burnley Express”
Burnley në moment kritik, trajneri Scott Parker i “falet”

Formacionet e mundshme Burnley – Fulham
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us