Laçi ka mposhtur Skënderbeun me shifrat 2-1 në supersfidën e javës në Kategorinë e Parë.
Sfida u zhbllokua fillimisht nga vendasit me golin e Myrtës në të 11-ën dhe më pas Bibo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar shifrat. Taleb dhe Gjata dolën me kartonë të kuq duke i lënë skuadrat me nga 10 lojtarë. Kështu u mbyll pjesa e parë në Laç.
Në të dytën u ndez edhe më tepër sfida me gol dhe penalty të anuluar, karton të kuq dhe me golin e Ukicit për Skënderbeun. Pavarësisht të gjithave, triumfuan kurbinasit duke shkurtuar diferencën me kryesuesit me 4 pikë.
REZULTATI
LAÇI 2-1 SKËNDERBEU
11′ Myrta, 28′(p) Bibo/ 82′ Ukici
Anulohet goli i Skënderbeut (VIDEO)
Anulohet penalltia e dhënë për Laçin (VIDEO)
Goli i Ukicit (VIDEO)
Kartoni i kuq i Nërgutit (VIDEO)
Goli i anuluar i Musës (VIDEO)
Goli i Myrtës: (VIDEO)
Goli i Bibos: (VIDEO) + (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Laçi: Biba; Taleb, Kurti, Jakpona, Tresa, Myrta, Muhamed, Bibo, Hajdari, Nërguti, Kalaj
Trajner: N. Shensoj
Skënderbeu: M. Alia; Ramos, Gjata, Nasr, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Çuçka, Akpama, Abubakar, Shaqe
Trajner: E. Gjoka





