VIDEO/ 3 kartonë të kuq, gol dhe penallti e anuluar në supersfidën e Kategorisë së Parë! Laçi mposht Skënderbeun dhe shkurton diferencën

Laçi ka mposhtur Skënderbeun me shifrat 2-1 në supersfidën e javës në Kategorinë e Parë.

Sfida u zhbllokua fillimisht nga vendasit me golin e Myrtës në të 11-ën dhe më pas Bibo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar shifrat. Taleb dhe Gjata dolën me kartonë të kuq duke i lënë skuadrat me nga 10 lojtarë. Kështu u mbyll pjesa e parë në Laç.

Në të dytën u ndez edhe më tepër sfida me gol dhe penalty të anuluar, karton të kuq dhe me golin e Ukicit për Skënderbeun. Pavarësisht të gjithave, triumfuan kurbinasit duke shkurtuar diferencën me kryesuesit me 4 pikë.

REZULTATI 

LAÇI 2-1 SKËNDERBEU

11′ Myrta, 28′(p) Bibo/ 82′ Ukici

Anulohet goli i Skënderbeut (VIDEO)

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

Anulohet penalltia e dhënë për Laçin (VIDEO)

Goli i Ukicit (VIDEO)

Kartoni i kuq i Nërgutit (VIDEO)

Goli i anuluar i Musës (VIDEO)

Taleb dhe Gjata largohen me karton të kuq (VIDEO) (VIDEO)

Goli i Myrtës: (VIDEO)

Goli i Bibos: (VIDEO) + (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Biba; Taleb, Kurti, Jakpona, Tresa, Myrta, Muhamed, Bibo, Hajdari, Nërguti, Kalaj

Trajner: N. Shensoj

Skënderbeu: M. Alia; Ramos, Gjata, Nasr, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Çuçka, Akpama, Abubakar, Shaqe

Trajner: E. Gjoka

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us