Rikthim me peshë dhe mungesa, ndryshime te Partizani para Egnatias

Partizani po përgatit ndeshjen me Egnatian ku mungesat janë sërish të pranishme. Besar Gudjufi u ndëshkua me karton të verdhë në minutat e fundit ndaj Flamurtarit, për këtë edhe do mungojë në Rrogozhinë. Partizani ka humbur edhe shërbimet e Babukar Jatës, një futbollist i cili luajti si titullar në javët e fundit. 19-vjeçari nga Gambia u dëmtua, për këtë nuk do të japë kontributin e tij në dy ndeshjet e mbetura.

Lajmi më i mirë është rikthimi i Redon Ismailit, i cili është me kujtimet e derbit me Tiranën dhe pritet të jetë sërish element kyç në mesfushë. Ismaili përfundoi pezullimin për shkak të kartonëve. Kështu ndërtimi i mesfushës do të fillojë bashkë me të dhe Rouen Hjumen. Më pas mbetet për t’u vendosur mes Gjergji Kotes, Adnard Mehmetit dhe Mateo Shanajt për pjesën tjetër.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Ky i fundit u besua nga minuta e parë ndaj Flamurtarit, për këtë nuk do të jetë çudi nëse e nis sërish te “demat”. Interesant është se do të rikthehet Andi Janjeva, i cili në ndeshjen e fundit mungoi për shkak viroze. Mes tij dhe Saliu Sembenes ka balotazh aktualisht. Për sulmin shikohen prej kohësh Isgandarli dhe Toma. Të dy bashkë sollën golin që zhbllokoi sfidën ndaj Flamurtarit. Toma asistoi dhe Isgandarli shënoi. Idea qëndron për pjesën më të madhe të lojtarëve, megjithatë ndryshimet janë të pashmangshme.

EGNATIA- Partizani do të përballet me një kundërshtar si Egnatia, që po bën më mirë se në edicionin e kaluar. Rrogozhinasit e drejtuar nga Edlir Tetova numërojnë më tepër pikë, krahasuar me javën e 16-të të sezonit 2024/25. Për më tepër, të kuqtë vetëm një herë e testuan portierin Mario Dajsinani në fazën e parë. Kështu nuk do të jetë aspak e lehtë, duke pasur parasysh se ndeshja luhet në transfertë. Partizani mund të jetë më i qetë nga më parë, për shkak të tri fitoreve radhazi. Partizani nuk e ka të panjohur shijen e fitores ndaj kampionëve në Rrogozhinë. Në prillin e këtij viti, ekipi i drejtuar nga trajneri Gega mposhti 0 me 1 rrogozhinasit në ndeshjen e parë të Kupës. Golin e vetëm të takimit e realizonte Keko përmes penalltisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us