Te Egnatia duan titullin e 3-të radhazi, drejtori kampion: Është thjesht çështje…

Egnatia i ka ndezur fuqishëm “motorët” në javët e fundit. Formë e mirë dhe ecuria pozitive i kanë ngjitur kampionët në fuqi të Superiore vetëm 1 pikë larg kreut, konkretisht ndaj Elbasanit, teksa kërkojnë titullin e 3-të radhazi.

Dueli i javës së 17-të për ekipin e Edlir Tetovës është ndaj Partizanit në “Arena Egnatia”. Në prag të këtij ballafaqimi, drejtori sportiv i rrogozhinasve Klejdi Zenelaj, ka bërë një “story” motivues për të tijtë me frazën:

“Herët a vonë të gjitha perandoritë rrënohen, është thjesht çështje kohe”. Në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit në elitën e futbollit shqiptar, Egnatia ka 4 fitore dhe 1 humbje, e përkthyer me 12 pikë nga 15 të mundshme, më shumë se kushdo.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Partizani pas 16 javësh në Superiore grumbullon 23 pikë, 3 pikë larg “Final 4” dhe 9 pikë distancë me kreun.

Te Egnatia duan titullin e 3-të radhazi, drejtori kampion: Është

“story” i Klejdi Zenelaj

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us