VIDEO/ Prej disa javësh i PËRJASHTUAR nga ekipi, Lazio BEFASON me postimin për Elseid Hysajn (ÇFARË PO NDODH ME MBROJTËSIN)

Elseid Hysaj siç dihet prej disa javësh tashmë është i përjashtuar nga skuadra e Lazios, me stafin që ende nuk po e llogarit. Por mjaft i befasishëm është postimi i bërë vetëm pak minuta më parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lazio ka publikuar një video ku shihet goli i Hysajt i shënuar në një ndeshje kundër Cremoneses. Postim ky që gjithashtu është shpërndarë edhe nga shqiptari.

VIDEO/ Prej disa javësh i PËRJASHTUAR nga ekipi, Lazio BEFASON me

Kjo pasi siç dihet dueli i ardhshëm i skuadrës së Lazios do të jetë ndaj Cremoneses në Serie A. Një postim ky që “paralajmëron” kundrshtarët për vështirësinë që i pret, teksa edhe për këtë sfidë Hysaj do të vazhdojë të jetë jashtë, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin në javët në vazhdim.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Kujtojmë se ndeshja me Cremonese do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në “Stadio Olimpico” dhe është i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us