Tirana 1 – 1 Vllaznia (Rafa 5′ / Balaj 26′)
REZULTATI LIVE
TIRANA 1-1 VLLAZNIA
5′(p) Rafa – 26′(p) Balaj
NGJARJET KRYESORE
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Tirana 1-1 Vllaznia.
45+1′ Karton i verdhë për Krymin pas ndërhyrjes ndaj Haxhiut. Te Tirana kërkojnë karton të kuq. (VIDEO)
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
44′ Akordohet penalltia e tretë e sfidës. Tafas pret goditjen e Balajt. (VIDEO)
41′ Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Kallakut.
39′ Goditja e Metës nga distanca përfundon jashtë.
36′ Devijimi i Markut nxjerr nga trajektorja Balajn. As te Vllaznia nuk pajtohen me rezultatin. (VIDEO)
36′ Mehmeti godet me kokë dhe Pohls pret. Rast i mirë për Vllazninë. (VIDEO)
33′ Kuro i lë vendin Jagos te Vllaznia.
25′ GOOOL! Tirana 1-1 Vllaznia/ Kastrati fiton penallti te Vllaznia, pasi e shkakton Haxhiu. Balaj e kthen në gol. (VIDEO)
23′ Goditja e Malës përfundon jashtë. Te Vllaznia shfaqen rrezikshëm. (VIDEO)
22′ Te Tirana rrezikojnë shumë në zonë. Tafas ia del të kontrollojë pasi edhe te Vllaznia nuk ishin të gatshëm të përfitonin.
16′ Pretendime për penallti te Vllaznia. Balaj rrëzohet në zonë. Gjyqtari Jorgji pret VAR, i cili po ashtu konfirmon vendimin në fushë. (VIDEO)
15′ Mihana tund rrjetën te Tirana. Anësori prish festën dhe vendimin e tij e konfirmon po ashtu VAR. (VIDEO)
12′ Falaje shton problemet te Tirana. I dëmtuar nuk mund të vazhdojë. Vendin e tij e merr Mihana.
5′ GOOOL! Tirana 1-0 Vllaznia/ Bardheblutë gjejnë avantazhin me Rafan nga penalltia. Kuro u ndëshkua për faullin e shkaktuar në zonë ndaj Mehmetit. (VIDEO) + (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, De Freitas, Haxhiu, Marku, Mehmeti, Vogli, Falaje, Ismajli, Meta
TRAJNER: Ardijan Nuhiju
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Pusi, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Mala, Qato, Kuro, Gjini
TRAJNER: Edi Martini





