“Vala e dytë për ‘Non-Grata”! Kongresi i SHBA: Korrupsioni në nivelet politike, pengesë për Shqipërinë!

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një raport mbi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti afatgjatë janë thelbësore për garantimin e përparimit demokratik dhe ekonomik për rajonin. Megjithatë, raporti vlerëson se demokracia në Ballkanin Perëndimor mbetet e brishtë.

Sipas raportit, Shqipëria, megjithëse është përmisuar ndjeshëm, rrezikon ‘prapambetje demokratike’.

“Shqipëria, një vend normat demokratike të të cilit janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ka përjetuar reforma, rritje ekonomike dhe lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, edhe këtu, dobësitë institucionale po krijojnë kontekstin për një prapambetje demokratike.”, theksohet në raport për Shqipërinë.

Shqipëria në vigjilencën e SHBA-së – Një rast prove për besueshmërinë gjyqësore

Korrupsioni deri në nivelet më të larta politike, vijon të mbetet pengesë për Shqipërinë. Sa i përket besueshmërisë së reformës në drejtësi që krijon pasiguri për klimën demokratike dhe investimet e huaja, raporti sjell në vëmendje rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas raportit, Veliaj u mbajt 5 muaj në paraburgim pa një fletë-akuzë zyrtare, duke theksuar se zgjatja e procesut pa transparencë dhe pa vendim përfundimtar gjyqësor dëmton reformën në drejtësi.

“Në fakt, pa vigjilencën e vazhdueshme të SHBA-së dhe ndikimin pozitiv diplomatik në rajon, fuqia e efikasitetit kushtetues mbetet e brishtë. Në Shqipëri, për shembull, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kaloi pesë muaj në paraburgim pa një fletë-akuzë zyrtare dhe iu mohua vazhdimisht lirimi me kusht, duke mbetur në paraburgim që nga shkurti i vitit 2025. Veliaj ka qenë një mbështetës i madh i zhvillimit social, mjedisor dhe ekonomik në të gjithë Tiranën, si dhe i reformës anti-korrupsion në Shqipëri. Ai gjithashtu ka mbikëqyrur iniciativa të mëdha urbane dhe infrastrukturore në një kryeqytet që është qendror për klimën e investimeve në Shqipëri. Ironikisht, ishte Struktura Speciale e Shqipërisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që e burgosi ​​atë me akuza për pastrim parash përmes kontratave bashkiake. Megjithatë, SPAK nuk paraqiti asnjë padi zyrtare dhe e zgjati paraburgimin pa një justifikim transparent. Veliaj u shkarkua si kryetar bashkie i Tiranës nga këshilli i tij bashkiak shtatë muaj pas fillimit të paraburgimit. Këshilli bashkiak veproi me një  kërkesë  të bërë nga Kryeministri i Shqipërisë dhe udhëheqësi socialist, Edi Rama. Më pas, gjykata kushtetuese e rrëzoi atë vendim dhe e riktheu atë në detyrën e kryetarit të bashkisë në fillim të nëntorit 2025, megjithëse ende nuk ka vendosur nëse arrestimi i tij është i paligjshëm. Veliaj  foli hapur”, thuhet ndër të tjera në raport.

Lajme të tjera |  Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Ndërkohë, në Kongresin Amerikan është hedhur një propozim për Ballkanin Perëndimor dhe kryesisht për Shqipërinë, me qëllim goditjen e korrupsionit dhe parave të pista në vendin tonë. Propozimi i senatorit ëilliam R. Keating, daton që në muajin tetor, me një afat 90 ditor që përfundon në muajin mars 2026.

Çfarë paraqet propozimi? Sipas raportit, me synim politikanët e korruptuar dhe rrjetet financiare, në Shqipëri parashikohet një valë e dytë sanksionesh dhe shpallje “Non Grata” ose dhe padi penale.

Çfarë parashikon propozimi në afatin 90-ditor?Në fokusin e amerikanëve do të jetë AKSHI, ndërtimi dhe zhvillmet luksoze bregdetare dhe ato në Tiranë, mbikëqyrja e korporatave shtetërore të energjisë, rishikimi i projekteve të cilët përmes favorizimit politik kanë fituar statusin ‘strategjik’, etj.

Lajme të tjera |  36 bashki apo më shumë?

Propozimi:

Afati 90-ditor (që përfundon në mars 2026) pas miratimit të Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor shënon një ndryshim nga shënjestrimi i politikanëve individualë në çmontimin e rrjeteve financiare që i mbështesin ata. Në Shqipëri, rezultati më i mundshëm është një “valë e dytë” sanksionesh që do të mbushë hendekun midis statusit politik “Non Grata” dhe padive penale. Duke emëruar mundësuesit ekonomikë, figurat e biznesit dhe “ndërmjetësit” që lehtësojnë korrupsionin, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë, duke synuar të “pastrojë” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027.

Rishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i “parave gri” është më i lartë:

1. Infrastruktura Teknologjike dhe Dixhitale: Fokus në kontraktorët e AKSHI-t dhe “taksa e korrupsionit” në shërbimet dixhitale shtetërore.

2. Pasuritë e Paluajtshme dhe Ndërtimi: Shqyrtimi i zhvillimeve luksoze bregdetare dhe projekteve të larta në Tiranë.

3. Energjia dhe Shërbimet: Mbikëqyrja e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve të energjisë së rinovueshme.

4. Partneritetet Publiko-Private (PPP): Auditimi i kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës.

5. Bankat dhe Financat: Monitorimi i bankave lokale për t’u siguruar që ato i ndërpresin lidhjet me “mundësuesit” e sanksionuar rishtazi.

6. Turizmi Strategjik: Rishikimi i projekteve të cilave u është dhënë statusi “strategjik” përmes favorizimit politik.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us