Nga titulli te mbijetesa, Partizani më pranë Tiranës se… Egnatias

Partizani ka zhvilluar një sezon me ulje-ngritje në Superiore. Momentalisht, të kuqtë mbajnë vendin e 6-të në tabelën e renditjes me 23 pikë.

Megjithatë, përsëri është e vështirë. Edhe pse duket se janë shkëputur nga “zona e ftohtë”, e vërteta është ndryshe, në rast se do të fokusohesh tek diferenca e pikëve.

Partizani është më larg kreut sesa vendit të fundit. “Demat” janë 14 pikë larg Egnatias së vendit të parë, ndërsa 13 pikë larg Tiranës, me bardheblutë që mbyllin renditjes.

Sigurisht që mbeten vetëm statistika në “letër”, por Superiorja na ka treguar që gjërat ndryshojnë sa hap e mbyll sytë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us