Sulmi në Venezuelë/ Trump: Maduro është “kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit”

Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë “kapur dhe janë transportuar jashtë vendit”.

Në një postim në Truth Social, të publikuar vetëm pak çaste më parë, Trump shkroi:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është transportuar jashtë vendit. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat amerikane të zbatimit të ligjit. Detaje të tjera do të pasojnë. Sot do të mbahet një konferencë për shtyp në orën 11:00, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
President DONALD J. TRUMP.”

Sulmi në Venezuelë/ Trump: Maduro është “kapur dhe

POSTIMI I TRUMP
Lajme të tjera |  Protesta për Zvërnecin tërheq edhe vëmendjen e BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin, 'deja vu' për Kushner

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us