VIDEO/ Armando Broja i PAMËSHIRSHËM në Angli, merr “zvarrë” lojtarët e Manchester United, mes tyre ish ylli i Real Madrid

Burnley dhe Manchester United kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Turf Moor”, përfundoi 2-2.

Edhe pse nuk gjeti rrugën e rrjetës, Armando Broja ishte protagonist në disa raste. Sidomos në aksionin personal të minutës së 53-të, duke bërë atë ç’ka ai di më mirë të bëjë.

Ai mori topin pothuajse nga mesi i fushës, duke dribluar disa lojtarë të Manchester United. Madje ai e pati “lojë fëmijësh” edhe përballë Casemiros, lojtarit më me eksperiencë te “Djajtë e Kuq” me të shkuar të suksesshme te Real Madrid.

Momenti kur Broja driblon disa lojtarë të Manchester United:

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us