Vetëm pak orë pas zyrtarizimit si drejtoi i ri sportiv te Partizani, Agim Ibraimi është vën në lëvizje. “Newsport.al” mëson përmes burimeve konfidenciale se kanë gjetur akordin me sulmuesin peruan Carlos Rivas.
Anësori amerikano-latin e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi ka luajtur me herët te Kukësi, ndërsa është 25 vjeç dhe me një gjatësi prej 184 centimetra, i aftë të bëjë “dëme” përmes goditjeve me kokë.
Tashmë, opsionte në fazën ofensive për trajnerin Oltijon Kërnaja shtohen, aty ku synimi i “Demave të Kuq” deri në mbyllje të sezonit do të jetë “Final 4”, e ku më pas kjo “formulë” i jep mundësi për të pretenduar titullin.
Pas 18 javësh Superiore, Partizani mban pozitën e 6-të me 23 pikë, 7 më pak nga vendi i 4-të.
Carlos Rivas





