Partizani bën lëvizjen e parë me Ibraimin si drejtor, ish-i i Kukësit u bashkohet të kuqve

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit si drejtoi i ri sportiv te Partizani, Agim Ibraimi është vën në lëvizje. “Newsport.al” mëson përmes burimeve konfidenciale se kanë gjetur akordin me sulmuesin peruan Carlos Rivas.

Anësori amerikano-latin e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi ka luajtur me herët te Kukësi, ndërsa është 25 vjeç dhe me një gjatësi prej 184 centimetra, i aftë të bëjë “dëme” përmes goditjeve me kokë.

Tashmë, opsionte në fazën ofensive për trajnerin Oltijon Kërnaja shtohen, aty ku synimi i “Demave të Kuq” deri në mbyllje të sezonit do të jetë “Final 4”, e ku më pas kjo “formulë” i jep mundësi për të pretenduar titullin.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Pas 18 javësh Superiore, Partizani mban pozitën e 6-të me 23 pikë, 7 më pak nga vendi i 4-të.

EKSKLUZIVE/ Partizani bën lëvizjen e parë me Ibraimin si drejtor,

Carlos Rivas

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us