Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë më një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve. Në datat 13 dhe 14 Janar, rampa që të çon nga autostrada e Tiranës drejt Aeroportit të Rinasit, do të jetë e bllokuar në oraret e natës deri në mëngjes, për shkak të ndërtimit të mbikalimit të ri në Qafë Kashar. Sipas njoftimit, bëhet me dije se qarkullimi i mjeteve do të realizohet përmes rrugëve alternative.
Njoftim:
Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin:
Ora 20:00 – 06:00
Datat 13–14.01.2026
Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
• Rruga dytësore
• Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
• Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë.





