Ndërtimi i mbikalimit të ri mbyll për 48 orë rampën drejt Rinasit, ARSH sqaron devijimet, ja si të shkoni në aeroport

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë më një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve. Në datat 13 dhe 14 Janar, rampa që të çon nga autostrada e Tiranës drejt Aeroportit të Rinasit, do të jetë e bllokuar në oraret e natës deri në mëngjes, për shkak të ndërtimit të mbikalimit të ri në Qafë Kashar. Sipas njoftimit, bëhet me dije se qarkullimi i mjeteve do të realizohet përmes rrugëve alternative.

Njoftim:

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin:
Ora 20:00 – 06:00
Datat 13–14.01.2026
Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
• Rruga dytësore
• Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
• Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë.

 

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us