Kapiten te Shqipëria, sulmuesi kuqezi në “radarin” e klubit të Ligue 1

Viti 2025-ës ka qenë një rritje “galopande” për sulmuesin shqiptar Ermir Rashica. Në shkurtin e vitin të kaluar, 21-vjeçari u transferua nga Skënderbeu te Metalist 1925 në Premier League ukrainase për 300 mijë euro.

Impakti i kapitenit të Kombëtares U-21 te Metalist ka dhënë efekt në kohë të shkurtër. Sipas mediave ukrainase, Rashica pëlqehet tej mase nga një klub i elitës nga Ligue 1, Francë.

Nuk jep emri i skuadrës, por ky interesim është “sinjal” i qartë se për shqiptarin ka ardhur koha për të bërë hapin e madh në karrierë. Kartoni i talentit kuqezi shkon në 800 mijë euro sipas “Transfermarkt”.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us