VIDEO/ Ka fituat titullin me Tiranën dhe Partizanin, mesfushori shqiptar “shkund” rrjetën mes borës në Turqi

Mesfushori me tipare ofensive Engjëll Hoti la “gjurmë” në javën e 21-të të Ligës së Parë turke. Shqiptari i Kosovës shënoi golin e 4-të për Umraniyespor ndaj Serik Spor, e përfunduar 5 – 0.

Për Hotin, ky është golin i 2-të në 3 ndeshjet e fundit, formë pozitive. Mesfushori nuk është i panjohur në Superiore.

Ai e ka fituar 2 herë titullin radhazi dhe ajo çka është më “pikante”, përkon me faktin se në vitin 2022 është kurorëzuar kampion më Tiranën, ndërsa në 2023-shin te Partizani.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us