Trump kritikon ashpër Europën: Disa pjesë të kontinentit nuk njihen më! Nuk po shkon në drejtimin e duhur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk humbi kohë për të ngritur kritika të forta ndaj Europës gjatë fjalimit të tij përpara një salle të mbushur me zyrtarë dhe liderë europianë në Forumin e Davos, duke deklaruar se disa pjesë të kontinentit “nuk janë më as të dallueshme”.

Presidenti amerikan fajësoi politikat europiane të emigracionit dhe ekonomisë për atë që ai e cilësoi si pasoja katastrofike, duke i krahasuar me atë që e quajti “mrekulli ekonomike” në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të tjera |  36 bashki apo më shumë?

“E dua Europën dhe dua ta shoh të ecë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump, duke përmendur si probleme kryesore “rritjen e shpenzimeve qeveritare, emigracionin masiv të pakontrolluar dhe importet e pafundme nga jashtë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us