E PAPRITUR/ Mavraj braktis italianët, mbrojtësi shqiptar pranë firmës me klubin polak

Indrit Mavraj me shumë mundësi do të largohet nga Bari këtë merkato dimërore. Qendërmbrojtësi 19-vjeçar është gati që të mbyllë aventurën në Serie B italiane, për të nisur një të re në Poloni.

Pikërisht nga Polonia nga një ofertë konkrete. Sipas “Transfery.info”, gjithçka është e kryer, duke pritur vetëm zyrtarizimin e futbollistit shqiptar tek Lechia Gdansk. Këta të fundit militojnë në elitën e futbollit polak.

Përsa i përket Mavrajt, ai është një lojtar që luan me Kosovën U21. Karrierën e tij e ka nisur në Zvicër, për të kaluar më pas në Itali ku ka mbajtur veshur fanellën e Genoas dhe Barit.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us