Irena Gjoka nuk deklaroi dënimin në Greqi, pritet sot vendimi i KLGJ nëse gjyqtarja duhet të shkarkohet, apo vijojë detyrën

Në mbledhjen e KLGJ-së do të shqyrtohet përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme për rastin e gjyqtares Irena Gjoka.

KLGJ është institucioni që do të vendosë për fatin e Irena Gjokës, pasi Prokuroria e Përgjithshme me verifikimin e saj arriti në përfundimin se gjyqtarja e posaçme nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim në vitin 2005 për në Greqi për falsifikim vize.

Vetë Gjoka në një letër drejtuar KLGJ-së para nisjes së kësaj mbledhje, argumentin se nuk ka asnjë arsye ligjore për ndërprerjen e mandatit të saj si gjyqtare.

Gjoka argumenton se s’ka kryer asnjë shkelje për faktin që nuk e ka deklaruar dënimin, pasi ajo shpjegon se vetëm i është refuzuar, pa shpjegime, hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka pasur dijeni as për procesin dhe as për vendimin gjyqësor, i cili, sipas vetë ligjeve greke, është arkivuar dhe asnjëherë nuk ka marrë vendim të formës së prerë.

Lajme të tjera |  Jennifer Lopez, koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar për momentin, kërkoi 2 milionë euro garanci nëse do kishte protesta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us