ZYRTARE/ Ka shënuar 8 gola në Superiore, ish sulmuesi i kryeqytetit përfundon në kategorinë e 4-t

Akileu Ndreca është futbollisti më i ri i Campodarsego. Pasi mbylli aventurën e tij në Kosovë me Prishtinën, ai ka vendosur që të nisë një rrugëtim të ri në Serie D italiane.

Me klubin e ri, ai ka firmosur kontratë 6-mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit. Ndërkohë që Campodarsego s’ka paguar asnjë “kacidhe”, pasi 25-vjeçari ishte lojtar i lirë në treg.

Kujtojmë se Ndreca ka të shkuar edhe në futbollin shqiptar. Ai ka dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa sezonin e kaluar ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës.

Me bardheblutë ka marrë pjesë në 37 ndeshje, duke ia dalë që të shënojë 8 gola e të dhurojë 1 asist.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us