VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në stadium, Endri Çekiçi gjen golin e parë me skuadrën irakiane

Endri Çekiçi e ka bërë “sefte” me skuadrën e Zakhos, në kampionatin irakian, në ndeshjen e tij të katërt. Mesfushori pogradecar realizoi në minutën e 66-të, nga pika e bardhë e penalltisë, në duelin ndaj Al Mina, që përfundoi në barazim 1 me 1.

Vlen të theksohet fakti se ky duel ishte i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit në Irak, teksa atmosfera ishte elektrizuese, me tifozët që kishin mbushur plot e për plot shkallët e stadiumit.

cekici2

Skuadra e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, renditet në vendin e tetë me 27 pikë në 16 javë, vetëm 7 më pak se kryesuesit e Al Quva. Çekiçi u bashkua me skuadrën e re në fillim të janarit nga skuadra e Belouizdadit.

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us