Emri i Zhegrovës kthehet në qendër të merkatos, vendimi i Spaletit për anësorin që nuk luan është i qartë

Edon Zhegrova i është bashkuar në këtë sezon Juventusit, por nuk ka mundur ende të lërë shenjën e tij ashtu siç do të dëshironte. I mbyllur shpesh nga aktivizimi i Konseisaos në krahun e djathtë, Zhegrova ka qëndruar më shumë si spektator, por është aktivizuar me pikatore.

Megjithatë, trajneri Spaleti e sheh atë si një zëvendësues ideal të portugezit dhe për këtë arsye, as nuk e merr në konsideratë idenë e një largimi të mundshëm të tij, ndonëse ditët e fundit ishte një mundësi reale.

Sipas “The Athletic”, Juventusi po kërkonte një sulmues dhe ktheu sytë nga Beto i Everton. Por që në fillimin e diskutimeve, klubi anglez shfaqi interesimin për një shkëmbim të tij me Zhegrovën. Një alternativë që Juventusi e hodhi poshtë, duke mbyllur që në nisje bisedimet dhe duke u përqendruar te emra të tjerë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us