Me firmën e Ramës, ish-deputeti i PD-së, Dash Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi për emërimin e tij u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Emërimi i tij vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat e qeverisë.

Emërimi i tij është bërë sot në mbledhjen e qeverisë. Ndërsa Shkëlqim Hajdari i cili dha dorëheqjen nga ky post, është emëruar prefekt i Tiranës.

Sula nuk u bë pjesë e listave të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit megjithëse u rendit i pari në primaret e organizuara.

Ai kritikoi ashpër drejtuesit e partisë, duke i cilësuar edhe si shkaktarët kryesor të humbjes së opozitës dhe dhurimit të mandatit të katërt për kryeministrin Rama.

Lajme të tjera |  Protesta e 5-të për Zvërnecin! Vargu i qytetarëve s'ka fund...fëmijë e gra në rresht të parë: Revolucion, dorëheqje

Sula nuk është i vetmi ish deputet demokrat që është ftuar nga maxhoranca për të marrë një pozicion drejtues.

Pak kohë më parë ishte edhe ish-deputetja tjetër Zheni Gjergji, e cila u emërua Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us