LIVE VLLAZNIA-VORA/ Supergol me të majtën vrastare, Kallaku zhbllokon shifrat dhe feston me Martinin. Mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

Vllaznia dhe Vora po luajnë ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Superiores.

Shkodranët vijnë në këtë duel pas fitores ndaj Teutës ndërsa vorakët pas barazimit pa gola me Flamurtarin.  Kuqeblutë kërkojnë një tjetër 3 pikësh për të thelluar diferencën me vendin e dytë ndërsa Vora për tu ngjitur në renditje.

Trajnerët Martini dhe Bellaj kanë bërë të ditur titullarët e përzgjedhur për këtë sfidë. Te Vllaznia mungon Çelikoviç dhe rikthehet Gjini ndërsa Vora me grup të plotë kërkon fitoren e parë ndaj tyre. Rikujtojmë në fazën e parë fituan shkodranët dhe në fazën e dytë dueli u mbyll në barazim pa gola.

LIVE

VLLAZNIA 1-0 VORA

45’+1′ Kallaku

NGJARJET KRYESORE

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Vllaznisë!

45’+1′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Kallaku shkarkon të majtën pa u menduar fare dhe zhbllokon shifrat mes rrëmujave. Sulmuesin gjen golin e tij të 5-të për këtë sezon. (VIDEO)

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Mala nis vrapin drejt zonës, Fazlagiç bën faull taktik dhe merr karton të verdhë.

40’ Aksion fantastik nga Vllaznia, predha e Kastratit ndalet nga Harizaj. (VIDEO)

38’ Gurishta nxjerr një top të mirë në zonë, aty gjen Balajn i cili godet me kokë, por gjuajtja qendrore pritet nga Harizaj. (VIDEO)

29’ Melos Bajrami provon nga distanca, Harizaj e ndal lehtësisht topin.

25’ Vrapi synoi direkt portën me goditjen e dënimit, por topi shkon mbi traversë. Pohls nuk lëviz fare, ka frymëmarrje te shkodranët. (VIDEO)

22′ Kallaku gjuan me të majtën vrastare, por goditja qendrore përfundon në duart e Harizajt. (VIDEO)

18’ Kasalla bën gjithçka mirë, por uji e ndal goditjen e tij duke i ardhur në ndihmë Pohls. Topi përfundon jashtë (VIDEO)

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

14’ Zuna merr karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kallakut.

13’ Balaj i nxjerr një top të mirë Muratajt, ky i fundit godet drejt portës së Harizajt, por e pret lehtësisht. (VIDEO)

10′ Minuta të qeta deri tani, ende asnjë rast flagrant në portat respektive.

7’ Zuna harkon drejt zonës së shkodranëve, Pohls del nga porta dhe arrin ta kapë topin. (VIDEO)

2′ Vrapi harkon një top të gjatë në zonë, Adeloje gjuan me kokë, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet portën e Pohls. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala, Jago

Trajner: Edi Martini

VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Adeloje, Kashari, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi

Trajner: Arjan Bellaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us