Jasir Asani “bishë” edhe në Champions League, sulmuesin e Shqipërisë e “fik” VAR-i

Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Esteghlal po luan në shtëpi përballë Al Hussein. Sfida e vlefshme për 1/8-at e “play-off” të Champions League aziatike, është momentalisht 0-0.

Në minutën e 53-të të kësaj ndeshje, sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, goli i mëngjarashit kuqezi u anulua për pozicion të parregullt.

Kujtojmë se këtë sezon me iranianët, 30-vjeçari po bën mjaft mirë. Në 25 ndeshje që ka zhvilluar, sulmuesi ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us