“Më ka ardhur ftesa nga Trump”/ Rama flet për vizitën në SHBA: Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama zbuloi se ka marrë një ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim, në kuadër të themelimit të Bordit të Paqes.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për qëndrimin si anëtare e përhershme në këtë bord, por do të përfaqësohet përmes rolit dhe reputacionit të saj ndërkombëtar.

“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se… Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.

Lajme të tjera |  A do vazhdoj protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us