“Makth” për Tiranën, sulmuesi i Partizanit PROVOKON bardheblutë pas fitores: Kush o ktu?

Sulmuesi i Partizanit Xhuliano Skuka vazhdon të “shijoi” fitoren në derbi kundër Tiranës, e përfunduar 2 – 0 për “Demat e Kuq”. 27-vjeçari përmes “story” në “Instagram”, ka hedhur kunja apo provokuar tifozët e Tiranës.

Në foto, Skuka është duke festuar me tifozët e Partizanit, aty ku euforia bën të vetën. Në sfond dëgjohet kënga me titull “Kush o ktu?” e kënduar nga Ledri Vula, Adion, Mc Kresha dhe Lumi B.

E gjithë kjo “skenë”, sikurse titulli i këngës, i qëndron përshtat mesazhit se Partizani bën “ligjin” në kryeqytet dhe Skuka është rikthyer. Përgjatë 9 derbeve mes Tiranës dhe “Demave të Kuq”, sulmuesi dibran ka 4 gola, “makth” për bardheblutë.

“Makth” për Tiranën, sulmuesi i Partizanit PROVOKON

“Story” i Xhuliano Skukës
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us