VIDEO/ Juventusi I JASHTËZAKONSHËM, 42 minuta me karton të kuq dhe “shpartallon” ekipin turk! Bëjnë “detyrën” Reali dhe PSG

Juventusi i Luçiano Spaltetit “flirtoi” me përmbysjen e çmendur ndaj Gallatasarait, pas disfatës 5 me 2 në Turqi, teksa arriti të shënonte 3 gola në kohën e rregullt, por në fund ishin miqtë ata që festuan, falë dy golave të shënuar në kohën shtesë, duke u kualifikuar në 16-të skuadrat më të mira të Champions-it.

GALLATA

Lokateli ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 37-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 48-të, bardhezinjtë shënuan edhe 2 herë të tjera me Gatin dhe Mekenin, duke çuar ndeshjen në shtesa, teksa shtesat folën për turqit, që shënuan dy herë fillimisht me Osimhen në minutën 105+2 teksa për të “vulosur” sfidën mendoi Jillmaz në minutën 119.

Në fushë prej minutës së 67-të zbriti edhe Zhegrova që ishte protagonist te dy golat, teksa shpërdoroi edhe një rast flagrant në fundin e kohës së rregullt, duke djegur një shans të artë për ta vrarë përfundimisht kualifikimin.

FT JUVENTUS-GALLATASARAJ 3-2

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lokateli 37′ (p), Gati 70′, Mek Keni 82′ / Osimhen 105+2′, Jillmaz 119′

RASTET:

119′ GOLI I JILLMAZ: VIDEO 

105+2′ GOLI I OSIMHEN: VIDEO 

96′ RASTI I HUMBUR NGA ZHEGROVA: VIDEO 

82′ GOLI I MEK KENIT: VIDEO 

79′ SHTYLLA I MOHON GOLIN KENAN JILLDIZIT: VIDEO 

77′ TURAM “FLIRTON” ME GOLIN E TRETË: VIDEO 

72′ PRANË GOLIT GALLATASARAJ ME OSIMHEN: VIDEO 

70′ GOLI I GATIT: VIDEO 

55′ RASTI I ARTË I KENAN JILLDIZ: VIDEO 

49′ KARTONI I KUQ I KELLIT: VIDEO 

37′ GOLI I LOKATELIT ME PENALLTI: VIDEO 

35′ PENALLTIA E FITUAR NGA TURAM: VIDEO 

21′ ÇAKIR I MOHON GOLIN LOKATELIT: VIDEO 

9′ MUNDËSI SHËNIMI KOPMAINERS: VIDEO

8′ PËRPLASJA GATI-OSIMHEN: VIDEO 

4′ TENTATIVA E GATIT ME KOKË: VIDEO 

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

FORMACIONET ZYRTARE

fghhgfhfgfhgfghfhghfg

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us