Juventusi i Luçiano Spaltetit “flirtoi” me përmbysjen e çmendur ndaj Gallatasarait, pas disfatës 5 me 2 në Turqi, teksa arriti të shënonte 3 gola në kohën e rregullt, por në fund ishin miqtë ata që festuan, falë dy golave të shënuar në kohën shtesë, duke u kualifikuar në 16-të skuadrat më të mira të Champions-it.

Lokateli ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 37-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 48-të, bardhezinjtë shënuan edhe 2 herë të tjera me Gatin dhe Mekenin, duke çuar ndeshjen në shtesa, teksa shtesat folën për turqit, që shënuan dy herë fillimisht me Osimhen në minutën 105+2 teksa për të “vulosur” sfidën mendoi Jillmaz në minutën 119.
Në fushë prej minutës së 67-të zbriti edhe Zhegrova që ishte protagonist te dy golat, teksa shpërdoroi edhe një rast flagrant në fundin e kohës së rregullt, duke djegur një shans të artë për ta vrarë përfundimisht kualifikimin.
FT JUVENTUS-GALLATASARAJ 3-2
Lokateli 37′ (p), Gati 70′, Mek Keni 82′ / Osimhen 105+2′, Jillmaz 119′
RASTET:
119′ GOLI I JILLMAZ: VIDEO
105+2′ GOLI I OSIMHEN: VIDEO
96′ RASTI I HUMBUR NGA ZHEGROVA: VIDEO
82′ GOLI I MEK KENIT: VIDEO
79′ SHTYLLA I MOHON GOLIN KENAN JILLDIZIT: VIDEO
77′ TURAM “FLIRTON” ME GOLIN E TRETË: VIDEO
72′ PRANË GOLIT GALLATASARAJ ME OSIMHEN: VIDEO
70′ GOLI I GATIT: VIDEO
55′ RASTI I ARTË I KENAN JILLDIZ: VIDEO
49′ KARTONI I KUQ I KELLIT: VIDEO
37′ GOLI I LOKATELIT ME PENALLTI: VIDEO
35′ PENALLTIA E FITUAR NGA TURAM: VIDEO
21′ ÇAKIR I MOHON GOLIN LOKATELIT: VIDEO
9′ MUNDËSI SHËNIMI KOPMAINERS: VIDEO
8′ PËRPLASJA GATI-OSIMHEN: VIDEO
4′ TENTATIVA E GATIT ME KOKË: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE






