Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit mbi Iranin, duke i konsideruar të gabuara. Në të njëjtën kohë, ai ka kritikuar dhe reagimin iranian, të cilin e konsideron të zhdrejtë, duke goditur vendet e tjera të Gjirit.
Presidenti i Turqisë tha se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit shkelën sovranitetin e Iranit dhe synuan paqen e popullit iranian, duke shtuar se ishte i trishtuar dhe i shqetësuar.
“Pavarësisht arsyes, ne i konsiderojmë të papranueshme sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj vendeve tona vëllazërore në Gjirin Persik,” theksoi gjithashtu Recep Tayyip Erdo?an. Nëse arsyeja e shëndoshë nuk mbizotëron dhe diplomacisë nuk i jepet një mundësi, “rajoni ynë përballet me rrezikun për t’u tërhequr në një rreth zjarri” paralajmëroi Erdo?an.
“Për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme dhe për të kursyer rajonin tonë nga vuajtje më të mëdha, të gjithë aktorët, veçanërisht bota islame, duhet të ndërmarrin veprime urgjente”, tha Erdo?an.
Ai bëri thirrje për veprime urgjente për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme, duke shtuar se Ankaraja do të përshpejtojë përpjekjet diplomatike për të siguruar një armëpushim dhe për të ringjallur negociatat.





