EMRAT/ Begaj dekreton ministrat e rinj, ja kush ikën dhe kush vjen!

Pas emërimit të Kryeministrit, këtë të mërkurë Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e rinj, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e ministrave të rinj do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të:

Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;

Lajme të tjera |  36 bashki apo më shumë?

Znj. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;

Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;

Z. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:

Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us